Skip to main content

Kek Me Cokollate


Kek me çokollatë Përbërësit për tavë 24 cm

●240g miell
● 60g kakao me sheqer (nëse do të përdorni kakao të hidhur shtoni pak sasinë e sheqerit) 
● 3 lugë gjelle vaj luledielli 
● 200ml pana 
● 3 vezë 
● 170g sheqer 1 bustinë vanilje 
● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira 
● 1 grusht lajthi të pjekura ose arra të grira në thërrime jo të vogla 
● një majë luge kripë Për kremin sipër 150gr çokollatë e zezë 1+1/2 lugë gjellë me gjalpë Përgatitja 1 Në një tas rrahim me rrahësin elektrik, vezët me sheqerin për 2-3 minuta. Shtojmë panën, vajin dhe i përziejmë. Shtojmë nëpërmjet një site miellin, kakaon, sodën, kripën, vaniljen dhe së fundi lajthitë, por tani përdorim spatul ose lugë druri për të përzier brumin. E hedhim brumin në tavë të lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim për 40 minuta afërsisht. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e thatë. 2 Kur keku të ftohet, shkrijmë në një tenxhere të vogël çokollatën e copëtuar më parë me thikë dhe gjalpin në flakë të ulët, derisa të jenë bërë si masë homogjene. Kur të jetë e vakët, e hedhim mbi kekun i cili duhet të jetë i ftohur plotësisht. Tortë me Çokollatë dhe salcë çokollate Tavë me diametër 24 cm 
Përbërësit: ● si masë shërben një gotë me vëllim 200ml: ¾ gotë ujë ● 1 gotë sheqer ● 100g çokollatë e zezë ● 2 lugë kakao e hidhur ● 1 lugë gjellë kafe Nestle pluhur ● 200g gjalpë ● 4 vezë ●1+ ¼ gotë miell ● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira ● fruta për zbukurim sipas dëshirës Përgatitja: Ndezim furrën në 180°. 1 Në një tenxhere të vogël valojmë ujin, sheqerin, çokollatën, kakaon, kafen dhe më pas i lëmë të vaken pak. Shtojmë gjalpin dhe të verdhat e vezëve tek dhe i përziejmë me rrahësin elektrik për një minutë, sa të bëhen si masë homogjene. 2 Mbushim ¾ e gotës me këtë krem dhe e lëmë në frigorifer pasi do ta përdorim për zbukurimin e tortës në fund. 3 Bëjmë marengë me të bardhat e vezëve dhe i lëmë mënjanë. Shtojmë te kremi që na ka mbetur miellin, sodën, të bardhat e vezëve të rrahura dhe i përziejmë me delikatesë me spatul. 4 Hedhim brumin te tava e lyer më parë me gjalpë e miell. E pjekim për 40 minuta afërsisht, ose derisa të shohim që kruajtësja e dhëmbëve del e pastër. 5 Tortën e pjekur e lëmë të ftohet mbi një grilë, e lyejmë sipër me kremin me çokollatë që kishim lënë mënjanë dhe e zbukurojmë me fruta sipas dëshirës.

Comments

Popular posts from this blog

Fergese Tirane

Përbërësit për 4-5 persona: Speca 8-10 copë mesatare Domate 4-5 kokrra mesatare  Yndyrë për skuqje  2 filxhanë kafeje  Miell  1 lugë gjelle  Vezë  2 kokrra  Hudhra  4-5 thelpinj Gjizë 4-5 lugë gjelle Spec djegës sipas dëshirës  Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhen domatet e qëruara nga lëkura dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar. 

Patëllxhanë të mbushur

Përbërësit:   1 kg patëllxhanë 1 kg mish i grirë  4 kokrra mesatare qepë  5 kokrra mesatare domate  1 kokërr hudhër  vaj  piper  krip  majdanoz  Përgatitja: Marrim patëllxhanët i lajmë i qërojmë, i vendosim në tavë dhe i spërkatim me vaj, dhe i vëmë për tu pjekur. I vendosim në furrë në temperaturën 200 grade për 15 minuta.   Ndërkohë përgatisim masën me të cilën do të mbushen. Në fillim do të skuqim hudhrat, pastaj mbasi i kemi qëruar qepet i skuqim në zjarr të avashëm bashkë me hudhrat. Në momentin që na është skuqur qepa ne do të hedhim mishin e grirë dhe do ta skuqim edhe këtë. Më pas hedhim domaten e grira ose lëngun e domates.   E ziejmë gati për 15 minuta dhe i hedhim erëzat. Do të nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe do ti çajme mes përmes me një luge gjelle që ti mbushim me masën që kemi përgatitur. Ujë do ti hedhim një gotë. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë, për 1 orë.

Japrak me gjethe rrushi

Japrak me gjethe rrushi  Përbërsësit  Gjethe rrushi  Një gotë ujë  Oriz Gjysmë kilogram  Qepe të njoma  2 tufa nenexhik  Spinaq dhe lakra të tjera  Hudhra të njoma  Piper i zi  Përgatitja Ziejmë gjethet e rrushit deri sa të marrin valë, më pas i lemë të kullojnë. Grijmë qepët e njoma dhe i vendosim për t’i skuqur, më pas hedhim erëzat dhe lakrat e tjera dhe i trazojmë. Në fund shtojmë orizin dhe i përziejmë mirë. Masës që pergatitëm do t’i hedhim një gotë ujë që të ziejë orizi. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Tani fillon procesi i mbushjes së gjetheve të rrushit. Pasi kemi përgatitur këto toptha me gjethe rrushi i vendosim në tenxhere dhe do të shtojmë pak vaj ulliri e pak ujë. Sipër aty ku janë në tenxhere i vendosim një pjatë të rëndë dhe i lemë të përgatiten. Pasi të jenë bërë mund t’i shërbeni. Ju bëftë mirë !