Skip to main content

Milkshake me banane dhe tershere


Një koktej me qumësht ose “milkshake”, është pija ideale për mëngjes. Jo vetëm i shijshëm, por dhe i shëndetshëm. Me pak përbërës dhe një proces pune të thjeshtë, kjo pije mund të kthehet në të preferuarën tuaj. Për të mos përmendur këtu që mund të përgatitet në më pak se 1 minutë!   

Përbërësit: 

300 ml qumësht 
300 ml qumësht kokosi 
2 banane  
1 filxhan kafeje kanellë 
70 g tërshërë 
500 g kos 
1 gotë me kuba akulli   
Përgatitja: Vendosini të gjithë përbërësit në një mikser dhe përziejini deri sa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe kremoze.

Comments

Popular posts from this blog

Gliko Shalqini

Gliko Shalqini Perbersit: 1kg lekura shalqini 1kg sheqer 200 ml uje 100 gr gelqere 4/5 gjethe barbaroze Fara karafili Per te pregatitur kete gliko, duhet te kemi parasysh qe lekurat e shalqirit duhet te jene sa me te trasha.I qerojme lekurat nga pjesa jeshile duke lene vetem pjesen e bardhe te cilen e presim ne katrore pak e shume te te njejtes madhesie.Ne nje ene tresim nje grusht gelqere ne uje te ftohte dhe vendosim brenda lekurat e prera te cilat i leme per rreth 1 ore. Pas te kaloj kjo kohe, i nxjerrim lekurat nga uji me gelqere, i shplajme shume mire disa here dhe i hedhim ne nje tenxhere me 1kg sheqer.I vendosim ne zjarr shume te ulet me kapak mbyllur per maksimumi 20 minuta pa i shtuar uje, por duke u ziere vetem me lengun e tyre.Ne momentin e fundit i shtojme disa gjethe barbaroza dhe e leme glikone te ftohet plotesisht ne lengun e saj.

Fergese Tirane

Përbërësit për 4-5 persona: Speca 8-10 copë mesatare Domate 4-5 kokrra mesatare  Yndyrë për skuqje  2 filxhanë kafeje  Miell  1 lugë gjelle  Vezë  2 kokrra  Hudhra  4-5 thelpinj Gjizë 4-5 lugë gjelle Spec djegës sipas dëshirës  Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhen domatet e qëruara nga lëkura dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar. 

Torte me cokollate

Receta per torte: Brumi : 3 veze 150 gr sheqer 1 paketë pluhur per pjekje 5 lugë gjelle miell. Kështu pergatiten 3 kore per torte. Kremi: 1 liter qumësht 4 puddinge çokollate 6 lugë sheqer 150 gr margarin Dekori: Çokollatë per gatim , arra dhe hopla.