Skip to main content

Mish Lepuri Ne Furre



Përbërësit: 

700 g mish lepuri 
400g majonezë 
2 lugë vaj kripë, Piper 
Përgatitja: Ngrohim furrën në 180 gradë. Lepurin e lyejmë me majoneze nga të gjitha anët. Më pas në një tigan hedhim vajin dhe skuqim mirë mishin e lepurit si dhe shtojmë kripë e piper. Lepurin e skuqur e vendosim në një tavë dhe pasi e mbulojmë me letër alumini, e vendosim furrë dhe e leme për 30-40 minuta,duke i hedhur herë pas here verë të bardhë. E nxjerrim nga furra dhe e servirim të nxehtë.

Comments

Popular posts from this blog

Gliko Shalqini

Gliko Shalqini Perbersit: 1kg lekura shalqini 1kg sheqer 200 ml uje 100 gr gelqere 4/5 gjethe barbaroze Fara karafili Per te pregatitur kete gliko, duhet te kemi parasysh qe lekurat e shalqirit duhet te jene sa me te trasha.I qerojme lekurat nga pjesa jeshile duke lene vetem pjesen e bardhe te cilen e presim ne katrore pak e shume te te njejtes madhesie.Ne nje ene tresim nje grusht gelqere ne uje te ftohte dhe vendosim brenda lekurat e prera te cilat i leme per rreth 1 ore. Pas te kaloj kjo kohe, i nxjerrim lekurat nga uji me gelqere, i shplajme shume mire disa here dhe i hedhim ne nje tenxhere me 1kg sheqer.I vendosim ne zjarr shume te ulet me kapak mbyllur per maksimumi 20 minuta pa i shtuar uje, por duke u ziere vetem me lengun e tyre.Ne momentin e fundit i shtojme disa gjethe barbaroza dhe e leme glikone te ftohet plotesisht ne lengun e saj.

Fergese Tirane

Përbërësit për 4-5 persona: Speca 8-10 copë mesatare Domate 4-5 kokrra mesatare  Yndyrë për skuqje  2 filxhanë kafeje  Miell  1 lugë gjelle  Vezë  2 kokrra  Hudhra  4-5 thelpinj Gjizë 4-5 lugë gjelle Spec djegës sipas dëshirës  Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhen domatet e qëruara nga lëkura dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar. 

Torte me cokollate

Receta per torte: Brumi : 3 veze 150 gr sheqer 1 paketë pluhur per pjekje 5 lugë gjelle miell. Kështu pergatiten 3 kore per torte. Kremi: 1 liter qumësht 4 puddinge çokollate 6 lugë sheqer 150 gr margarin Dekori: Çokollatë per gatim , arra dhe hopla.