Skip to main content

Qofte me leng


Përbërësit: 
-    400 gr mish i grirë mëshqerrë 
-    100 gr salsiçe
-    20 gr djathë I grirë kaçkavall 
-    500 gr domate të qëruara 
-    4 lugë me vaj ulliri 
-    1 kokërr vezë, piper dhe kripë 
Përgatitja: Bashko me një tas mishin e grirë me salsiçet pasi u ke hedhur cipën, me vezën dhe me djathin e grirë. Hidhi kripë dhe piper sipas dëshirës dhe ngjeshi derisa të bëhet një brumë homogjen. Merr një lugë të vogël sa më shumë sferike dhe me duart e lagura, jepu formë qofteve të shumta. Rrihi domatet e qëruara bashkë me lëngun e tyre. Nxehe vajin në një tenxhere, vendos aty qoftet e vogla dhe vëri të skuqen. Shtoju pastaj salcën e domateve, ndreqi me kripë dhe zieji mbi flakë jo të fuqishme për rreth 30 minuta. Për t’i bërë sa më të buta qoftet e vogla, përziej në brumin homogjen 30 gr tul buke të regjur në qumësht dhe të shtrydhur, ose një patate të vogël të zier dhe të shtypur. Që lëngu të bëhet sa më i trashë, qoftet e vogla, para se t’i ziesh, lyeji lehtë e lehtë me miell.

Comments

Popular posts from this blog

Fergese Tirane

Përbërësit për 4-5 persona: Speca 8-10 copë mesatare Domate 4-5 kokrra mesatare  Yndyrë për skuqje  2 filxhanë kafeje  Miell  1 lugë gjelle  Vezë  2 kokrra  Hudhra  4-5 thelpinj Gjizë 4-5 lugë gjelle Spec djegës sipas dëshirës  Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhen domatet e qëruara nga lëkura dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar. 

Patëllxhanë të mbushur

Përbërësit:   1 kg patëllxhanë 1 kg mish i grirë  4 kokrra mesatare qepë  5 kokrra mesatare domate  1 kokërr hudhër  vaj  piper  krip  majdanoz  Përgatitja: Marrim patëllxhanët i lajmë i qërojmë, i vendosim në tavë dhe i spërkatim me vaj, dhe i vëmë për tu pjekur. I vendosim në furrë në temperaturën 200 grade për 15 minuta.   Ndërkohë përgatisim masën me të cilën do të mbushen. Në fillim do të skuqim hudhrat, pastaj mbasi i kemi qëruar qepet i skuqim në zjarr të avashëm bashkë me hudhrat. Në momentin që na është skuqur qepa ne do të hedhim mishin e grirë dhe do ta skuqim edhe këtë. Më pas hedhim domaten e grira ose lëngun e domates.   E ziejmë gati për 15 minuta dhe i hedhim erëzat. Do të nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe do ti çajme mes përmes me një luge gjelle që ti mbushim me masën që kemi përgatitur. Ujë do ti hedhim një gotë. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë, për 1 orë.

Japrak me gjethe rrushi

Japrak me gjethe rrushi  Përbërsësit  Gjethe rrushi  Një gotë ujë  Oriz Gjysmë kilogram  Qepe të njoma  2 tufa nenexhik  Spinaq dhe lakra të tjera  Hudhra të njoma  Piper i zi  Përgatitja Ziejmë gjethet e rrushit deri sa të marrin valë, më pas i lemë të kullojnë. Grijmë qepët e njoma dhe i vendosim për t’i skuqur, më pas hedhim erëzat dhe lakrat e tjera dhe i trazojmë. Në fund shtojmë orizin dhe i përziejmë mirë. Masës që pergatitëm do t’i hedhim një gotë ujë që të ziejë orizi. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Tani fillon procesi i mbushjes së gjetheve të rrushit. Pasi kemi përgatitur këto toptha me gjethe rrushi i vendosim në tenxhere dhe do të shtojmë pak vaj ulliri e pak ujë. Sipër aty ku janë në tenxhere i vendosim një pjatë të rëndë dhe i lemë të përgatiten. Pasi të jenë bërë mund t’i shërbeni. Ju bëftë mirë !