Përbërësit:
Pak sallatë jeshile e copëtuar
1/4 filxhan domate qershi të copëtuar
1 fetë e hollë qepë të kuqe
4 kokrra ullinj jeshil ose të zinj
1 spec të copëtuar
1/4 filxhan piper të kuq
1/4 filxhan lulelakër turshi
1/3 filxhan tranguj
1/4 filxhan Mocarela e copëtuar
1/2 filxhan spec djegës turshi
2 feta proshuta
Vaj ulliri, kripë dhe uthull
Përgatitja: Vendosni sallatën jeshile në një pjatë të madhe dhe sipër vendosni të gjitha perimet e copëtuara, proshutën dhe djathin mocarela dhe mos harroni ullinjtë sipër. Në një tas të vogël përzieni bashkë kripë, piper, uthull, vaj ulliri dhe me masën që përfituat spërkasni sallatën që përgatitët.
Comments
Post a Comment