Skip to main content

Supe borsh me patate


Për 6 persona :

Lëng mishi 1 litër
Panxhar 3-4 copë
Uthull 1-2 lugë gjelle
Lakër ¼ e lakrës -
Salce domate 1 lugë gjelle
Yndyrë 2 lugë gjelle
Karota 2 copë
Patate 2-3 copë
Qepë 1 kokërr
Sheqer 1 luge kafeje
Ajkë qumështi 1 lugë gjelle për 1 person
Kripë e piper i zi



Përgatitja: Në lëngun e valuar të mishit hidhet lakra e bardhë e prerë në fije të holla. Skuqet qepa, shtohen karotat dhe rrënje selinoje të prera në formë fije shkrepësesh, skuqen të gjitha së bashku, hidhet mielli duke vazhduar kaurdisjen, pastaj shtohet pak e nga pak të marrë valë. Në lakrën gjysmë të zier hidhen patatet e prera në kubikë mesatare dhe pesë minuta para zierjes së plotë hidhet salca e përgatitur. Supa shërbehet sipas racioneve, sipër i hidhet 1 lugë ajke qumështi secilës pjatë.

Comments

Popular posts from this blog

Gliko Shalqini

Gliko Shalqini Perbersit: 1kg lekura shalqini 1kg sheqer 200 ml uje 100 gr gelqere 4/5 gjethe barbaroze Fara karafili Per te pregatitur kete gliko, duhet te kemi parasysh qe lekurat e shalqirit duhet te jene sa me te trasha.I qerojme lekurat nga pjesa jeshile duke lene vetem pjesen e bardhe te cilen e presim ne katrore pak e shume te te njejtes madhesie.Ne nje ene tresim nje grusht gelqere ne uje te ftohte dhe vendosim brenda lekurat e prera te cilat i leme per rreth 1 ore. Pas te kaloj kjo kohe, i nxjerrim lekurat nga uji me gelqere, i shplajme shume mire disa here dhe i hedhim ne nje tenxhere me 1kg sheqer.I vendosim ne zjarr shume te ulet me kapak mbyllur per maksimumi 20 minuta pa i shtuar uje, por duke u ziere vetem me lengun e tyre.Ne momentin e fundit i shtojme disa gjethe barbaroza dhe e leme glikone te ftohet plotesisht ne lengun e saj.

Fergese Tirane

Përbërësit për 4-5 persona: Speca 8-10 copë mesatare Domate 4-5 kokrra mesatare  Yndyrë për skuqje  2 filxhanë kafeje  Miell  1 lugë gjelle  Vezë  2 kokrra  Hudhra  4-5 thelpinj Gjizë 4-5 lugë gjelle Spec djegës sipas dëshirës  Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhen domatet e qëruara nga lëkura dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar. 

Torte me cokollate

Receta per torte: Brumi : 3 veze 150 gr sheqer 1 paketë pluhur per pjekje 5 lugë gjelle miell. Kështu pergatiten 3 kore per torte. Kremi: 1 liter qumësht 4 puddinge çokollate 6 lugë sheqer 150 gr margarin Dekori: Çokollatë per gatim , arra dhe hopla.