Skip to main content

Supe Kerpudhash


Përbërësit: 
Kërpudha të freskëta
400 gr 
1 të verdhë veze 
1 litër lëng mishi 
3 qepë të vogla 
Majdanoz 
Kripë, piper 
Krem qumështi 
Verë e bardhë 
Gjalpë 
80 gr Hudhër
Përgatitja: Pasi të keni pastruar mirë kërpudhat, pritini e bëjini gati për gatim. Në një tigan vini të shkrihet gjalpin dhe shtoni qepët e grira imët me hudhrën duke i lënë deri sa të zbuten. Po aty shtoni më pas kërpudhat të cilat mjafton t’i lini për 3 minuta. Rregulloni shijen me kripë e piper e më pas shtoni verën e bardhë për ta lënë deri në avullimin e alkoolit. Shtoni më pas lëngun e mishit dhe lërini të ziejnë të gjitha bashkë për 20 minuta. Hiqeni nga zjarri për t’i shtuar panën dhe të verdhën e vezës. Këto dy të fundit mund t’i rrihni paraprakisht bashkë e më pas t’ia shtoni supës duke e përzier vazhdimisht që të mos krijojë kokrriza. Hidhni në fund majdanozin, lëreni të pushojë për disa minuta dhe shërbejeni

Comments

Popular posts from this blog

Fergese Tirane

Përbërësit për 4-5 persona: Speca 8-10 copë mesatare Domate 4-5 kokrra mesatare  Yndyrë për skuqje  2 filxhanë kafeje  Miell  1 lugë gjelle  Vezë  2 kokrra  Hudhra  4-5 thelpinj Gjizë 4-5 lugë gjelle Spec djegës sipas dëshirës  Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhen domatet e qëruara nga lëkura dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar. 

Patëllxhanë të mbushur

Përbërësit:   1 kg patëllxhanë 1 kg mish i grirë  4 kokrra mesatare qepë  5 kokrra mesatare domate  1 kokërr hudhër  vaj  piper  krip  majdanoz  Përgatitja: Marrim patëllxhanët i lajmë i qërojmë, i vendosim në tavë dhe i spërkatim me vaj, dhe i vëmë për tu pjekur. I vendosim në furrë në temperaturën 200 grade për 15 minuta.   Ndërkohë përgatisim masën me të cilën do të mbushen. Në fillim do të skuqim hudhrat, pastaj mbasi i kemi qëruar qepet i skuqim në zjarr të avashëm bashkë me hudhrat. Në momentin që na është skuqur qepa ne do të hedhim mishin e grirë dhe do ta skuqim edhe këtë. Më pas hedhim domaten e grira ose lëngun e domates.   E ziejmë gati për 15 minuta dhe i hedhim erëzat. Do të nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe do ti çajme mes përmes me një luge gjelle që ti mbushim me masën që kemi përgatitur. Ujë do ti hedhim një gotë. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë, për 1 orë.

Japrak me gjethe rrushi

Japrak me gjethe rrushi  Përbërsësit  Gjethe rrushi  Një gotë ujë  Oriz Gjysmë kilogram  Qepe të njoma  2 tufa nenexhik  Spinaq dhe lakra të tjera  Hudhra të njoma  Piper i zi  Përgatitja Ziejmë gjethet e rrushit deri sa të marrin valë, më pas i lemë të kullojnë. Grijmë qepët e njoma dhe i vendosim për t’i skuqur, më pas hedhim erëzat dhe lakrat e tjera dhe i trazojmë. Në fund shtojmë orizin dhe i përziejmë mirë. Masës që pergatitëm do t’i hedhim një gotë ujë që të ziejë orizi. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Tani fillon procesi i mbushjes së gjetheve të rrushit. Pasi kemi përgatitur këto toptha me gjethe rrushi i vendosim në tenxhere dhe do të shtojmë pak vaj ulliri e pak ujë. Sipër aty ku janë në tenxhere i vendosim një pjatë të rëndë dhe i lemë të përgatiten. Pasi të jenë bërë mund t’i shërbeni. Ju bëftë mirë !