500 g kungull i verdhë,
100 ml kos,
2 shkopinj kanellë,
500 ml lëng pule,
100g qepë,
100 g gjalpë,
kripë e piper sipas dëshirës,
për shoqërim ½ petë sfoliatë.
Përgatitja: Në një tenxhere mesatare skuqim kungullin dhe qepën me gjalpë, shtojmë kripë e piper dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Më pas shtojmë lëngun e pulës, e përziejmë dhe e lëmë të ziejë edhe 15 minuta të tjera. E heqim nga zjarri dhe e përziejmë me mikser duke i shtuar ngadalë kosin e rrahur mirë. Për shoqërim presim petën e sfoliatës në shirita që më pas i përdredhim. I vendosim në një letër furre dhe i pjekim në furrë me 170 gradë për 15 minuta. Hidhet supa në pjata dhe shoqërohet me shkopinjtë e sfoliatës.
Comments
Post a Comment