Përbërësit: 700 g mish viçi, 3 karota, 2 kunguj të vegjël, 1 qepë, 1 patate, bizele, 2 domate, makarona supe, vaj ulliri, kripë, piper Përgatitja: Presim mishin në copa të vogla dhe e vendosim të ziej me ujë të bollshëm. Presim qepën në kubik të vegjël dhe e vendosim që të skuqet. Marrim karotën, patatet dhe kungujt dhe i presim në kubik. Pasi të jetë skuqur qepa hedhim karotat, kungujt, pataten dhe bizelet dhe i skuqim të gjitha së bashku. I lejmë të skuqen për 5-6 minuta dhe pastaj hedhim domaten të cilën e kemi prerë më parë në kubik. E përziejmë 2-3 here dhe më pas marrim mishin që ziem dhe e hedhim tek perimet me gjithë lëngun. Hedhim gjithashtu dhe makaronat për supë. Hedhim piperin, kripën dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadaltë. E lejmë që të ziejë për rreth 15-20 minuta.
Përbërësit për 4-5 persona: Speca 8-10 copë mesatare Domate 4-5 kokrra mesatare Yndyrë për skuqje 2 filxhanë kafeje Miell 1 lugë gjelle Vezë 2 kokrra Hudhra 4-5 thelpinj Gjizë 4-5 lugë gjelle Spec djegës sipas dëshirës Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhen domatet e qëruara nga lëkura dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.
Comments
Post a Comment