Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2016

Spageti me midhje

Spageti me midhje Përbërësit për 2 persona: 200 gr spageti,  800 gr midhje, 400 gr domate 2 thelpinj hudhra, 2 luge gjelle vaj ulliri, majdanoz, pak spec djegës, piper i zi, kripë sipas dëshirës. Përgatitja Spageti me midhje: Pastrohen midhjet duke u hequr mustaqet dhe duke i hequr rërën që mund të kenë sipër. Pasi mbarojmë pastrimin i lëmë në ujë për rreth 15 minuta. Në një tenxhere të thellë vëmë ujin pa kripë sepse midhjet janë goxha të kripura dhe nuk ka nevojë për kripë shtesë. Ndërsa presim të valojë uji, në një tenxhere të cekët shtojmë vajin e ullirit dhe hudhrat. Kur hudhrat të marrin ngjyrë të verdhë i shtojmë domatet dhe i përziejmë që të mos digjen. I shtojmë majdanozin, piperin e zi dhe specin djegës. Pastaj i shtojmë dhe midhjet. Ndërkohë uji ka valuar dhe vëmë makaronat të ziejnë duke i përzier herë pas here që të mos ngjiten. I heqim makaronat 1 ose 2 minuta para dhe pasi i kemi kulluar, i hedhim në tenxheren ku ndodhen midhjet dhe i lëmë të ziejnë...

Torte me cokollate

Receta per torte: Brumi : 3 veze 150 gr sheqer 1 paketë pluhur per pjekje 5 lugë gjelle miell. Kështu pergatiten 3 kore per torte. Kremi: 1 liter qumësht 4 puddinge çokollate 6 lugë sheqer 150 gr margarin Dekori: Çokollatë per gatim , arra dhe hopla.

Qofte me kungull

Qofte me kungull Përbërësit: kunguj, miell, vezë, djathë, kripë, piper, vak ulliri Përgatitja: Grijmë hollë kunguj (2-3 copë). Masës i hedhim kripë dhe e përziejmë për 10 minuta. Hedhim pak ujë sa të mund të përftojmë një masë në trajtë brumi, pak piper, 4 kokrra vezë dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Hedhim 2-3 lugë miell dhe 4-5 lugë djathë të grirë deleje. E përziejmë masën e përftuar. Formojmë qoftet dhe i skuqim me vaj ulliri.

Gliko Shalqini

Gliko Shalqini Perbersit: 1kg lekura shalqini 1kg sheqer 200 ml uje 100 gr gelqere 4/5 gjethe barbaroze Fara karafili Per te pregatitur kete gliko, duhet te kemi parasysh qe lekurat e shalqirit duhet te jene sa me te trasha.I qerojme lekurat nga pjesa jeshile duke lene vetem pjesen e bardhe te cilen e presim ne katrore pak e shume te te njejtes madhesie.Ne nje ene tresim nje grusht gelqere ne uje te ftohte dhe vendosim brenda lekurat e prera te cilat i leme per rreth 1 ore. Pas te kaloj kjo kohe, i nxjerrim lekurat nga uji me gelqere, i shplajme shume mire disa here dhe i hedhim ne nje tenxhere me 1kg sheqer.I vendosim ne zjarr shume te ulet me kapak mbyllur per maksimumi 20 minuta pa i shtuar uje, por duke u ziere vetem me lengun e tyre.Ne momentin e fundit i shtojme disa gjethe barbaroza dhe e leme glikone te ftohet plotesisht ne lengun e saj.