Skip to main content

Gliko Shalqini

Gliko Shalqini
Perbersit:
1kg lekura shalqini
1kg sheqer
200 ml uje
100 gr gelqere
4/5 gjethe barbaroze
Fara karafili
Per te pregatitur kete gliko, duhet te kemi parasysh qe lekurat e shalqirit duhet te jene sa me te trasha.I qerojme lekurat nga pjesa jeshile duke lene vetem pjesen e bardhe te cilen e presim ne katrore pak e shume te te njejtes madhesie.Ne nje ene tresim nje grusht gelqere ne uje te ftohte dhe vendosim brenda lekurat e prera te cilat i leme per rreth 1 ore.
Pas te kaloj kjo kohe, i nxjerrim lekurat nga uji me gelqere, i shplajme shume mire disa here dhe i hedhim ne nje tenxhere me 1kg sheqer.I vendosim ne zjarr shume te ulet me kapak mbyllur per maksimumi 20 minuta pa i shtuar uje, por duke u ziere vetem me lengun e tyre.Ne momentin e fundit i shtojme disa gjethe barbaroza dhe e leme glikone te ftohet plotesisht ne lengun e saj.

Comments

Popular posts from this blog

Patëllxhanë të mbushur

Përbërësit:   1 kg patëllxhanë 1 kg mish i grirë  4 kokrra mesatare qepë  5 kokrra mesatare domate  1 kokërr hudhër  vaj  piper  krip  majdanoz  Përgatitja: Marrim patëllxhanët i lajmë i qërojmë, i vendosim në tavë dhe i spërkatim me vaj, dhe i vëmë për tu pjekur. I vendosim në furrë në temperaturën 200 grade për 15 minuta.   Ndërkohë përgatisim masën me të cilën do të mbushen. Në fillim do të skuqim hudhrat, pastaj mbasi i kemi qëruar qepet i skuqim në zjarr të avashëm bashkë me hudhrat. Në momentin që na është skuqur qepa ne do të hedhim mishin e grirë dhe do ta skuqim edhe këtë. Më pas hedhim domaten e grira ose lëngun e domates.   E ziejmë gati për 15 minuta dhe i hedhim erëzat. Do të nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe do ti çajme mes përmes me një luge gjelle që ti mbushim me masën që kemi përgatitur. Ujë do ti hedhim një gotë. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë, për 1 orë.

Fergese Tirane

Përbërësit për 4-5 persona: Speca 8-10 copë mesatare Domate 4-5 kokrra mesatare  Yndyrë për skuqje  2 filxhanë kafeje  Miell  1 lugë gjelle  Vezë  2 kokrra  Hudhra  4-5 thelpinj Gjizë 4-5 lugë gjelle Spec djegës sipas dëshirës  Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhen domatet e qëruara nga lëkura dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar. 

Sallate Italiane

Përbërësit: Pak sallatë jeshile e copëtuar 1/4 filxhan domate qershi të copëtuar 1 fetë e hollë qepë të kuqe 4 kokrra ullinj jeshil ose të zinj 1 spec të copëtuar 1/4 filxhan piper të kuq 1/4 filxhan lulelakër turshi 1/3 filxhan tranguj  1/4 filxhan Mocarela e copëtuar 1/2 filxhan spec djegës turshi 2 feta proshuta  Vaj ulliri, kripë dhe uthull  Përgatitja: Vendosni sallatën jeshile në një pjatë të madhe dhe sipër vendosni të gjitha perimet e copëtuara, proshutën dhe djathin mocarela dhe mos harroni ullinjtë sipër. Në një tas të vogël përzieni bashkë kripë, piper, uthull, vaj ulliri dhe me masën që përfituat spërkasni sallatën që përgatitët.