Sallatë rokula me avokado
Përbërësit:
2 gota rukola të freskët
½ avokado të prerë në feta
3 feta djathë mocarela të freskët
Disa gjethe borziloku të freskët
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 ½ lugë uthull balsamik
Një majë luge sheqer kripë dhe piper i zi
Përgatitja: përzieni bashkë rukolat, avokadon, fetat e mocarelës, dhe gjethet e borzilokut. Spërkatini me pak sheqer, dhe në fund hidhni kripën, uthullën, piperin dhe vajin e ullirit.
Comments
Post a Comment