Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2016

Mish Lepuri Ne Furre

Përbërësit:  700 g mish lepuri  400g majonezë  2 lugë vaj kripë,  Piper  Përgatitja: Ngrohim furrën në 180 gradë. Lepurin e lyejmë me majoneze nga të gjitha anët. Më pas në një tigan hedhim vajin dhe skuqim mirë mishin e lepurit si dhe shtojmë kripë e piper. Lepurin e skuqur e vendosim në një tavë dhe pasi e mbulojmë me letër alumini, e vendosim furrë dhe e leme për 30-40 minuta,duke i hedhur herë pas here verë të bardhë. E nxjerrim nga furra dhe e servirim të nxehtë.

Fergese Tirane

Përbërësit për 4-5 persona: Speca 8-10 copë mesatare Domate 4-5 kokrra mesatare  Yndyrë për skuqje  2 filxhanë kafeje  Miell  1 lugë gjelle  Vezë  2 kokrra  Hudhra  4-5 thelpinj Gjizë 4-5 lugë gjelle Spec djegës sipas dëshirës  Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhen domatet e qëruara nga lëkura dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar. 

Qofte me leng

Përbërësit:  -    400 gr mish i grirë mëshqerrë  -    100 gr salsiçe -    20 gr djathë I grirë kaçkavall  -    500 gr domate të qëruara  -    4 lugë me vaj ulliri  -    1 kokërr vezë, piper dhe kripë  Përgatitja: Bashko me një tas mishin e grirë me salsiçet pasi u ke hedhur cipën, me vezën dhe me djathin e grirë. Hidhi kripë dhe piper sipas dëshirës dhe ngjeshi derisa të bëhet një brumë homogjen. Merr një lugë të vogël sa më shumë sferike dhe me duart e lagura, jepu formë qofteve të shumta. Rrihi domatet e qëruara bashkë me lëngun e tyre. Nxehe vajin në një tenxhere, vendos aty qoftet e vogla dhe vëri të skuqen. Shtoju pastaj salcën e domateve, ndreqi me kripë dhe zieji mbi flakë jo të fuqishme për rreth 30 minuta. Për t’i bërë sa më të buta qoftet e vogla, përziej në brumin homogjen 30 gr tul buke të regjur në qumësht dhe të shtrydhur, ose një patate të vogël të zier ...

Milkshake me banane dhe tershere

Një koktej me qumësht ose “milkshake”, është pija ideale për mëngjes. Jo vetëm i shijshëm, por dhe i shëndetshëm. Me pak përbërës dhe një proces pune të thjeshtë, kjo pije mund të kthehet në të preferuarën tuaj. Për të mos përmendur këtu që mund të përgatitet në më pak se 1 minutë!    Përbërësit:  300 ml qumësht  300 ml qumësht kokosi  2 banane   1 filxhan kafeje kanellë  70 g tërshërë  500 g kos  1 gotë me kuba akulli    Përgatitja: Vendosini të gjithë përbërësit në një mikser dhe përziejini deri sa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe kremoze.

Milkshake me banane dhe qumesht

Përbërësit: 1 filxhan kafeje krem çokollate  Akull  2 banane të ngrira  1/4 filxhan çaji qumësht me çokollatë. Përgatitja: Përziejmë përbërësit derisa të përfitojmë një masë homogjene. Pijen e shërbejmë në një gotë të ftohtë, të cilën e kemi futur më parë në frigorifer.

Sallatë me rukola dhe proshutë

Përbërësit e kësaj sallate: Rukola, Domate qershize, Proshutë kastravec, Ullinj, Misra të ëmbël (i gjeni në market në kavanoza), Djathë kaçkavall,  kripë, vaj ulliri, uthull balsamike.   Përgatitja:  Të gjithë përbërësit i hedhim me radhë në një tas sallate dhe në fund i shtojmë pak kripë, vaj dhe uthullën balsamike. Është një sallatë shumë e shijshme dhe e thjeshtë. Në fund shtojmë djathin kaçkavall, të cilin e presim me feta, duke u ndihmuar me qëruesen e patateve.

Sallate Italiane

Përbërësit: Pak sallatë jeshile e copëtuar 1/4 filxhan domate qershi të copëtuar 1 fetë e hollë qepë të kuqe 4 kokrra ullinj jeshil ose të zinj 1 spec të copëtuar 1/4 filxhan piper të kuq 1/4 filxhan lulelakër turshi 1/3 filxhan tranguj  1/4 filxhan Mocarela e copëtuar 1/2 filxhan spec djegës turshi 2 feta proshuta  Vaj ulliri, kripë dhe uthull  Përgatitja: Vendosni sallatën jeshile në një pjatë të madhe dhe sipër vendosni të gjitha perimet e copëtuara, proshutën dhe djathin mocarela dhe mos harroni ullinjtë sipër. Në një tas të vogël përzieni bashkë kripë, piper, uthull, vaj ulliri dhe me masën që përfituat spërkasni sallatën që përgatitët.

Supe borsh me patate

Për 6 persona : Lëng mishi 1 litër Panxhar 3-4 copë Uthull 1-2 lugë gjelle Lakër ¼ e lakrës - Salce domate 1 lugë gjelle Yndyrë 2 lugë gjelle Karota 2 copë Patate 2-3 copë Qepë 1 kokërr Sheqer 1 luge kafeje Ajkë qumështi 1 lugë gjelle për 1 person Kripë e piper i zi Përgatitja: Në lëngun e valuar të mishit hidhet lakra e bardhë e prerë në fije të holla. Skuqet qepa, shtohen karotat dhe rrënje selinoje të prera në formë fije shkrepësesh, skuqen të gjitha së bashku, hidhet mielli duke vazhduar kaurdisjen, pastaj shtohet pak e nga pak të marrë valë. Në lakrën gjysmë të zier hidhen patatet e prera në kubikë mesatare dhe pesë minuta para zierjes së plotë hidhet salca e përgatitur. Supa shërbehet sipas racioneve, sipër i hidhet 1 lugë ajke qumështi secilës pjatë.

Supe Kungulli

Përbërësit për 4 persona: 500 g kungull i verdhë, 100 ml kos, 2 shkopinj kanellë, 500 ml lëng pule, 100g qepë, 100 g gjalpë, kripë e piper sipas dëshirës, për shoqërim ½ petë sfoliatë. Përgatitja: Në një tenxhere mesatare skuqim kungullin dhe qepën me gjalpë, shtojmë kripë e piper dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Më pas shtojmë lëngun e pulës, e përziejmë dhe e lëmë të ziejë edhe 15 minuta të tjera. E heqim nga zjarri dhe e përziejmë me mikser duke i shtuar ngadalë kosin e rrahur mirë. Për shoqërim presim petën e sfoliatës në shirita që më pas i përdredhim. I vendosim në një letër furre dhe i pjekim në furrë me 170 gradë për 15 minuta. Hidhet supa në pjata dhe shoqërohet me shkopinjtë e sfoliatës.

Patëllxhanë të mbushur

Përbërësit:   1 kg patëllxhanë 1 kg mish i grirë  4 kokrra mesatare qepë  5 kokrra mesatare domate  1 kokërr hudhër  vaj  piper  krip  majdanoz  Përgatitja: Marrim patëllxhanët i lajmë i qërojmë, i vendosim në tavë dhe i spërkatim me vaj, dhe i vëmë për tu pjekur. I vendosim në furrë në temperaturën 200 grade për 15 minuta.   Ndërkohë përgatisim masën me të cilën do të mbushen. Në fillim do të skuqim hudhrat, pastaj mbasi i kemi qëruar qepet i skuqim në zjarr të avashëm bashkë me hudhrat. Në momentin që na është skuqur qepa ne do të hedhim mishin e grirë dhe do ta skuqim edhe këtë. Më pas hedhim domaten e grira ose lëngun e domates.   E ziejmë gati për 15 minuta dhe i hedhim erëzat. Do të nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe do ti çajme mes përmes me një luge gjelle që ti mbushim me masën që kemi përgatitur. Ujë do ti hedhim një gotë. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë, për 1 orë.

Tave me Spinaq

Përbërësit:  1 kg spinaq, 5-6 vezë, 1/2 litër kos 200 g djathë kaçkavall Kripë, piper    Përgatitja: Lajmë spinaqin, e grijmë dhe i japim një valë me ujin e vet. Në një tas përziejmë mirë kosin me 3 vezë dhe hedhim kripën dhe piperin. Pasi i kemi dhënë valë spinaqit e vendosim në tavë dhe e përziejmë me masën e përgatitur. Pjesën e vezëve të mbetura i vendosim sipër spinaqit që kemi vendosur në tavë. Tavën e vendosim në furrë të nxehur më parë më temperaturë 200 gradë C dhe i lejmë deri sa të mpikset veza.

Japrak me gjethe rrushi

Japrak me gjethe rrushi  Përbërsësit  Gjethe rrushi  Një gotë ujë  Oriz Gjysmë kilogram  Qepe të njoma  2 tufa nenexhik  Spinaq dhe lakra të tjera  Hudhra të njoma  Piper i zi  Përgatitja Ziejmë gjethet e rrushit deri sa të marrin valë, më pas i lemë të kullojnë. Grijmë qepët e njoma dhe i vendosim për t’i skuqur, më pas hedhim erëzat dhe lakrat e tjera dhe i trazojmë. Në fund shtojmë orizin dhe i përziejmë mirë. Masës që pergatitëm do t’i hedhim një gotë ujë që të ziejë orizi. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Tani fillon procesi i mbushjes së gjetheve të rrushit. Pasi kemi përgatitur këto toptha me gjethe rrushi i vendosim në tenxhere dhe do të shtojmë pak vaj ulliri e pak ujë. Sipër aty ku janë në tenxhere i vendosim një pjatë të rëndë dhe i lemë të përgatiten. Pasi të jenë bërë mund t’i shërbeni. Ju bëftë mirë !

Supe Krem Pule

Përbërësit e supës:  200 g pule   Pure patatesh    Pana kuzhine   G jalpë  Vaj ulliri   Majdanoz  Limon   Koncentrat pule Përgatitja: Në një tigan ku kemi hedhur vajin e ullirit e gjalpin, skuqim në të pulën e prerë në copa. Shtojmë në të ujë me koncentratin e pulës dhe e lëmë të ziejë për disa minuta. Në fund shtojmë purenë e patates dhe panën. Supa është gati, në fund i hedhim majdanoz.

Supe me perime

Përbërësit: 700 g mish viçi, 3 karota, 2 kunguj të vegjël, 1 qepë, 1 patate, bizele, 2 domate, makarona supe, vaj ulliri, kripë, piper   Përgatitja: Presim mishin në copa të vogla dhe e vendosim të ziej me ujë të bollshëm. Presim qepën në kubik të vegjël dhe e vendosim që të skuqet. Marrim karotën, patatet dhe kungujt dhe i presim në kubik. Pasi të jetë skuqur qepa hedhim karotat, kungujt, pataten dhe bizelet dhe i skuqim të gjitha së bashku. I lejmë të skuqen për 5-6 minuta dhe pastaj hedhim domaten të cilën e kemi prerë më parë në kubik. E përziejmë 2-3 here dhe më pas marrim mishin që ziem dhe e hedhim tek perimet me gjithë lëngun. Hedhim gjithashtu dhe makaronat për supë.   Hedhim piperin, kripën dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadaltë. E lejmë që të ziejë për rreth 15-20 minuta.

Supe Kerpudhash

Përbërësit:  Kërpudha të freskëta 400 gr  1 të verdhë veze  1 litër lëng mishi  3 qepë të vogla  Majdanoz  Kripë, piper  Krem qumështi  Verë e bardhë  Gjalpë   80 gr Hudhër Përgatitja: Pasi të keni pastruar mirë kërpudhat, pritini e bëjini gati për gatim. Në një tigan vini të shkrihet gjalpin dhe shtoni qepët e grira imët me hudhrën duke i lënë deri sa të zbuten. Po aty shtoni më pas kërpudhat të cilat mjafton t’i lini për 3 minuta. Rregulloni shijen me kripë e piper e më pas shtoni verën e bardhë për ta lënë deri në avullimin e alkoolit. Shtoni më pas lëngun e mishit dhe lërini të ziejnë të gjitha bashkë për 20 minuta. Hiqeni nga zjarri për t’i shtuar panën dhe të verdhën e vezës. Këto dy të fundit mund t’i rrihni paraprakisht bashkë e më pas t’ia shtoni supës duke e përzier vazhdimisht që të mos krijojë kokrriza. Hidhni në fund majdanozin, lëreni të pushojë për disa minuta dhe shërbejeni

Supe orizi me veze dhe limon

Përbërësit:  1.5 litra lëng mishi  4 luge gjelle  Oriz 50g ose 1 lugë gjelle  Gjalpë  1 e verdhë veze  1/2 kokërr limon  Majdanoz kripë dhe piper i zi  Përgatitja: Në lëngun e mishit hidhet kripë, orizi i larë e i pastruar dhe lihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë për rreth 30 minuta. Pas zierjes shtohet pak lëkure limoni të grirë në rende dhe i jepet një vale përzierjes. Ndërkohë në një enë porcelani hidhet e verdha e vezës dhe rrihet mirë. Hiqet nga zjarri përzierja dhe pas 5-6 minutash hidhet e verdha e vezës, e cila shtohet ngadalë dhe duke përzier masën. I shtohet dhe lëngu i limonit. Në fund, sipas dëshirës mund të hidhet majdanoz i grirë hollë dhe piper i zi

Kek Me Cokollate

Kek me çokollatë Përbërësit për tavë 24 cm ●240g miell ● 60g kakao me sheqer (nëse do të përdorni kakao të hidhur shtoni pak sasinë e sheqerit)  ● 3 lugë gjelle vaj luledielli  ● 200ml pana  ● 3 vezë  ● 170g sheqer 1 bustinë vanilje  ● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira  ● 1 grusht lajthi të pjekura ose arra të grira në thërrime jo të vogla  ● një majë luge kripë Për kremin sipër 150gr çokollatë e zezë 1+1/2 lugë gjellë me gjalpë Përgatitja 1 Në një tas rrahim me rrahësin elektrik, vezët me sheqerin për 2-3 minuta. Shtojmë panën, vajin dhe i përziejmë. Shtojmë nëpërmjet një site miellin, kakaon, sodën, kripën, vaniljen dhe së fundi lajthitë, por tani përdorim spatul ose lugë druri për të përzier brumin. E hedhim brumin në tavë të lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim për 40 minuta afërsisht. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e thatë. 2 Kur keku të ftohet, shkrijmë në një tenxhere të vogël çokollatën e copëtuar më parë...

Biskota Kokosi

Përbërësit: 120 gr miell kokosi 100 gr sheqer 2 të bardha vezësh Përgatitja: Nëse nuk keni një rrahëse elektrike, punoni mirë të bardhat e vezëve deri sa  të përftoni një shkumë kremoze. Shtoni më pas dy përbërësit e tjerë dhe vazhdoni t’I punoni. Nëse e keni rrahësen elektrike, bëjini të gjithë përbërësit bashkë dhe punojini deri sa të keni një masë homogjene. Me të, formoni toptha të vegjël  të cilët do t’I kaloni sërish në miell kokosi. Vendosini në një tavë me letër pjekie dhe piqini për 5 minuta në furrën e parangrohur në 200 gradë. Lërini të ftohen përpara se t’I konsumoni

Dobitë e Çajrave

Përdorimi i çajit, veçanërisht në këtë periudhë të vitit, është shtuar shumë. Madje, thuhet se po shikohet një përhapje akoma më e gjerë, qoftë në shtëpi, ashtu edhe në punë, saqë kafeja po shikohet me një tjetër “sy”. Avantazhet e çajit, të kësaj pije të ngrohtë dhe të shëndetshme, janë me të vërtetë shumë, duke ndihmuar të gjejmë ekuilibrin e duhur psikofizik, në të njëjtën kohë edhe të zgjidhë disa shqetësime të trupit në mënyrë natyrale. Çaji është aleat kundër shenjave që lë pas një ushqim jo i mirë apo i ngarkuar. Gjithashtu ai mund të ndihmojë veçanërisht vajzat dhe gratë në zgjidhjen e një sërë problemesh që i përkasin kryesisht grave. Një prej avantazheve që ka çaji është fakti se për të përgatitur çajin mjafton vetëm pak kohë dhe përbërës, nga ana tjetër është edhe tejet ekonomik. Për përzgjedhjen e çajit e rëndësishme është zgjedhja e një çaji bimor, mundësisht të ketë qëndruar larg kimikateve, për të mos dëmtuar organizmin. Çajrat nuk mund t’i shërojnë të gjitha sëmundj...